
Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të pezullojnë përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane gjatë zhvillimit të negociatave me Teheranin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citon burime pranë ekipit negociator iranian.
Sipas raportit, në propozimin më të fundit amerikan parashikohet pezullimi i sanksioneve të lidhura me sektorin e naftës për gjithë kohëzgjatjen e bisedimeve mes dy palëve, ndryshe nga ofertat e mëparshme.
Nga ana tjetër, Irani vazhdon të kërkojë heqjen e plotë të të gjitha sanksioneve. Ndërkohë, Uashingtoni shprehet i gatshëm të lehtësojë vetëm sanksionet e Departamentit Amerikan të Thesarit deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.






















