Bota 19 May 2026, 08:22 Nga VNA

Tragjedi në Kaliforni: dy adoleshentë hapin zjarr në një xhami në San Diego, vrasin tre persona dhe më pas vetëvriten

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Kaliforni: dy adoleshentë hapin zjarr në një

 

Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e San Diego, ku dy adoleshentë qëlluan për vdekje tre burra pranë një xhamie, përpara se t’i jepnin fund jetës së tyre. Autoritetet amerikane dyshojnë se krimi mund të ketë qenë i motivuar nga urrejtja.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes në Islamic Center of San Diego, ndërsa oficerët po hetonin fillimisht një telefonatë për një adoleshent që dyshohej se kishte tentuar vetëvrasjen dhe ishte larguar nga shtëpia.

Pak më vonë, policia mori njoftim për të shtëna me armë në qendrën islamike. Në vendngjarje u gjetën tre viktima me plagë fatale nga armët e zjarrit jashtë hyrjes së ndërtesës.

Ndërkohë, autoritetet morën edhe një telefonatë tjetër për të shtëna nga një automjet ndaj një projektuesi peizazhesh në zonë. Gjatë kërkimeve, oficerët zbuluan dy të dyshuarit, 17 dhe 18 vjeç, të vdekur brenda një automjeti disa blloqe larg xhamisë. Sipas hetimeve paraprake, ata kishin vrarë veten.

Mes viktimave ishte edhe një roje sigurie e qendrës islamike, për të cilin zyrtarët thanë se “luajti një rol kyç” në përpjekjen për të ndalur sulmin dhe për të mbrojtur njerëzit që ndodheshin aty.

Autoritetet federale dhe policia lokale po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një krimi të nxitur nga urrejtja.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme