Bota 19 May 2026, 18:55 Nga VNA

Haga urdhër arrest për ministrin izraelit

Ndaje në Whatsapp
Haga urdhër arrest për ministrin izraelit

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar në mënyrë sekrete një urdhërarrest ndaj tij, duke e quajtur këtë veprim “shpallje lufte”.

Smotrich paralajmëroi masa hakmarrëse kundër Autoritetit Palestinez dhe njoftoi se ka urdhëruar evakuimin e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas tij, “Autoriteti Palestinez ka nisur luftë dhe do të marrë luftë”, shkruan Reuters. 

Sipas raportimeve të mediave izraelite dhe ndërkombëtare, kërkesa e Hagës lidhet me dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë politikat e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk ka konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e urdhërarrestit, duke u thirrur në konfidencialitetin e procedurave.

Smotrich e akuzoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare për “antisemitizëm” dhe tha se Izraeli nuk do të pranojë “diktate hipokrite nga institucione të njëanshme”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme