Kronika 13 October 2024, 15:33 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës, ndërtimi i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, nuk u mor konfirmimi nga Bashkitë e Qarkut

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Tiranës, ndërtimi i papërballueshëm për

Në Gjykatën e Posacme po shqyrtohet në seancë paraprake kërkesa e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj grupit të parë të personave të pandehur për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Disa prej të pandehurve pritet të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Më kryesori ndër ish-zyrtarët nën akuzë është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Por ndërkohë në dosjen hetimore dalin në dritë detaje të reja ku ndër të tjera thuhet se projekti I inceneratorit të Tiranës, ka qenë i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i vitit 2019, lidhur me projektin koncesionar të inceneratorit të Tiranës ka konstatuar se “në momentin e miratimit të studimit të fizibilitetit fondet nuk kanë qenë të parashikuara në projekt buxhetin afatmesëm.

Projekti koncesionar PPP “ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë do të realizohej në shumën 130.883.750 euro me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.784.500 eurp pa tvsh nga buxheti i Bashkive në përbërje të qarkut Tiranë.

Vetëm në vitin 2018 përmes VKM nr.320 botuar në fletoren zyrtare, me propozim të MIE është vendosur “përdorimi i fondeve buxhetore të vitit 2018, miratuar nga për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ekonomisë në programin e menaxhimit të mbetjeeve urbane për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranës/Bashkia Tiranë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare.

“Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës është miratuar – thekson SPAK – pa marrë konfirmimet e nevojshme nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut Tiranës mbi aftësinë e tyre për ta përballuar projektin financiarisht dhe pa marrë konfirmimin e MIE në lidhje me tarifën e shitjes së energjisë së prodhuar.

Qarku Tiranës përfshin 4 njësi të qeverisjes vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë për këtë projekt dhe jo vetëm Bashkinë e Tiranës”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka marrë përsipër financimin për bashkinë Tiranë, pa e kaluar për miratim në këshillin Bashkiak  dhe pa patur fonde në dispozicion.

Është konsatuar po ashtu se projekti koncesionar paraqitet i paqëndrueshëm dhe me pasaktësi materiale.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme