Kronika 13 October 2024, 10:05 Nga VNA

Arrestohet 45-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 45-vjeçarja e shpallur në kërkim

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar. E arrestuara, shtetasja me inicialet E.Sh., 45 vjeçe, banuese në Durrës, akuzohet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

 

 

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme