Kronika 11 October 2024, 21:37 Nga VNA

Shkelën ligjin me pronat në Durrës/ Pas Jurgis Çyrbjas, SPAK pritet të marrë të pandehur edhe disa persona të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Shkelën ligjin me pronat në Durrës/ Pas Jurgis Çyrbjas,

Pas Jurgis Cyrbjas, ish-deputet socialist që u mor i pandehur për shpërdorim detyre, SPAK pritet të marrë të pandehur në të njëjtën çështje edhe disa persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë shkelur ligjin lidhur me 4 praktika të regjistrimit të pronave në Durrës, praktika që në finale janë firmosur nga Çyrbja kur mbante postin e drejtorit të institucionit.

Pasi t’u komunikohrn akuzat dhe ish-zyrtarëve të tjerë, prokuroria e Posaçme do të vendosë për fatin e dosjes nëse do të shpallë ose jo moskompetencën, për shkak se Çyrbja e ka dorëzuar tashmë mandatin.

Jurgis Cyrbja është eksponenti i radhës nga Partia Socialiste që merret i pandehur pas dy ish-ministrave Lefter Koka dhe Ilir Beqaj si dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme