Kronika 11 October 2024, 11:14 Nga VNA

E njëjta farsë si për drejtorin e Policisë së Shtetit”, Klodiana Lala zbulon “kandidatin potencial” për policinë e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
E njëjta farsë si për drejtorin e Policisë së

Gazetarja Klodiana Lala, ndërsa po komentonte në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, garën që do të nisë zyrtarisht për drejtorët e policisë në 12 qarqe, përmendi edhe “kandidatin potencial” për Durrësin, për të ilistruar faktin se kandidatët janë të paracaktuar.

Klodiana Lala: Javën që vjen do të përsëritet e njëjta farsë si ajo për drejtorin e Policisë së Shtetit. Do të kemi drejtuesit e qarqeve ose persona brenda Policisë së Shtetit që do të thirren në konkurs. Por kryeministri e ka në kokë kush do ta drejtojë Shkodrën, apo Durrësin. Jam që karriera në polici të bëhet me meritokraci, me gara. E pamë zotin Hoxha që flet për turmë të çoroditur, kur për tre javë komisioni nuk tha një fjalë. Ervin Hoxha tha se kishte marrë të dhënat nga të gjitha autoritetet, ndërkohë që ka dyshime ndaj Ilir Prodës për dekonspirim të një operacioni policor. Dje më thanë një emër që është potencial për të marrë drejtimin e policisë së Durrësit.

Ylli Rakipi: Kush është?

Klodiana Lala: Flitet për zyrtarin e polisisë, Fatmir Lleshaj. Nuk e di kush është.

Ylli Rakipi: Po ti e hoqe sonte që e tregove.

Klodiana Lala: Po i kërkoj ndjesë nëse e hoqa. Takova një drejtues policie dhe më tha një emër konkret.

TPZ

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme