Kronika 11 October 2024, 09:11 Nga VNA

Çyrbja sërish në SPAK/ Thirret si person nën hetim për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Çyrbja sërish në SPAK/ Thirret si person nën hetim

Jurgis Cyrbja ish-deputet socialist i qarkut Durrës është thirrur për tu paraqitur sërish sot në SPAK. Ndryshe nga herën e parë prokurorët e posacëm e kanë njoftuar që të jetë I shoqeruar nga një avokat. Cka do të thotë se Cyrbja nuk do të jetë më si person në dijeni për të dhënë shpjegime, por ai person nën hetim. VNA ka mësuar se Cyrbjas do ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës lidhur me 4 praktika të pronave në Durrës kur ai drejtonte zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Cyrbja më herët është hetuar edhe në dosjen Shullazi pasi rezultoi me komunikime ne atë kohë me njërin prej anëtarëve të grupit. Por ndryshe nga 2018 kur socialistet e mbrojtën me zell tashmë ngjan se e detyruan të dorëzojë mandatin e deputetit pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Pavaresisht ndikimit në zonë që Cyrbja ka, sipas burimeve janë të tjerë eksponentë që janë tashmë më pranë Edi Ramës dhe që dominojnë qarkun e Durrësit ndaj Jurgis Cyrbja nuk shihej nga kryeministri si faktor përcaktues në zonën e tij e për këtë shkak është tashmë larg Kuvendit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme