Kronika 9 October 2024, 14:30 Nga VNA

Afera 5D/ Elton Kacidhja pas dëshmisë në SPAK: U pyeta si person në dijeni

Ndaje në Whatsapp
Afera 5D/ Elton Kacidhja pas dëshmisë në SPAK: U pyeta si person
Elton Kacidhja është paraqitur në SPAK për aferën 5D. Ai u pyet nga BKH si person në dijeni. Kacidhja eshtë një ndër njerëzit e besuar të Erjon Veliaj, kryebashkiak I Tiranës. Pas përfundimit, Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

Elton Kacidhja, një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës, rezulton të ketë qenë në komunikim të vazhdueshëm me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronar formal i kompanisë 5D Konstruksion. Sipas SPAK, pronarët faktikë të kësaj kompanie janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy ish-drejtorë që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erion Veliajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme