Kronika 8 Tetor 2024, 21:46 Nga VNA

Raporti vjetor i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen, kanl lidhje direkte me rajonet prodhuese

Ndaje në Whatsapp
Raporti vjetor i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.

Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.

Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetet të tjera evropiane./voa

 

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme