Kronika 8 October 2024, 09:27 Nga VNA

Molotov në protestën e opozitës/ Një i arrestuar, 3 të proceduar

Ndaje në Whatsapp
Molotov në protestën e opozitës/ Një i arrestuar, 3 të

Policia e Tiranës ka arrestuar një person lidhur me protestën e Partisë Demokratike mbrëmjen e së hënës.

Ndërsa tre të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Burime zyrtare të policisë thanë se disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë per një grup personash të cilët mbrëmjen e kaluar hodhën molotovë ndaj godinës së kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Ps-së. Po ashtu ata shkatërruan tabelat në rrugë. Si pasojë e këtyre akteve 10 policë u lënduan. Të lënduar mbetën edhe disa protestues. Gjatë protestës policia perdori gaz lotsjellës.

Mosbindja civile sic e cilësoi PD nisi pas dënimit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen Babale si dhe vendosjen në arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe hyrjen në zgjedhje me qeveri teknike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme