Kronika 7 October 2024, 12:03 Nga VNA

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit

Ndaje në Whatsapp
Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Blanes të Spanjës, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Viktima u la i plagosur pranë hyrjes së një spitali dhe ndërron jetë pas disa orësh për shkak të plagës së marrë në kokë.

Sipas raporteve nga mediat spanjolle, një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, por ende nuk dihet roli i tij në këtë krim. Ndërkohë, identiteti i viktimës nuk është bërë publik.

Autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen dhe dyshojnë se vrasja mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, një aktivitet që është shumë i përhapur në Katalonjë, ku grupet shqiptare janë ndër më të njohurat.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin shqiptar dhe autoritetet lokale janë duke marrë masa për të zbardhur këtë rast.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme