Kronika 5 October 2024, 19:46 Nga VNA

Zjarr në Komisariatin e Shijakut

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në Komisariatin e Shijakut

Rreth orës 18:30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit, ka rënë zjarr. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, bëri të ditur policia. Një grup hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme