Kronika 6 October 2024, 21:11 Nga VNA

Zbardhen bisedat për grabitjen e Rinasit, Talo Çela: Do iki në Brazil nëse dalin provat, këtu marr 20 vjet plus dhe këto vrasjet e leshit

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen bisedat për grabitjen e Rinasit, Talo Çela: Do iki në

Në dosjen e SPAK, përfshihen biseda që lidhen me grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prill 2019.

Për këtë ngjarje, GJKKO dënoi me gjithsej 122 vite burg 7 anëtarë të grupit kriminal. Klement Çala, i cilësuar si numri dy i grupit, u dënua me 20 vite burg. Ndërkohë, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala u dënuan secili me nga 17 vite burg.

Nga hetimi i komunikimeve në platformën SKY, u konstatua se përveç të dyshuarve të njohur, në grabitje ishin përfshirë edhe persona të tjerë, si Altin Ndoci, Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza, i cili tashmë është vrarë.

Edhe Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, ka ofruar detaje për ngjarjen, duke thënë se vëllai i tij mori 30 mijë euro nga Talo Çela, ndërsa vetë Talo përfitoi 600 mijë euro. SPAK gjithashtu ka administruar një bisedë të zhvilluar në SKY mes Talo Çelës dhe Mikael Kamamit.

Mikael Kamami: Mos kanë përgjuar të shtëpisë së atij dhe mos ka dalë emri jot dhe i Altin Ndocit te shtëpia. Edhe mos mendojnë që ka qenë edhe Altini.

Mikael Kamami: Nuk ka thënë ai që strehonim një të Rinasit, kjo ka dalë nga bisedat e familjarëve.

Mikael Kamami: Eljo u bë xheloz kur bërë Rinasin dhe këtë ta tha në sy.

Mikael Kamami: E mbyllim këtë të Rinasit se për të tjerat s’ka asnjë provë.

Mikael Kamami: Me llafe s’të dënon kush në Gjykatë, se për këtë punë i kemi lekët, s’i kemi për me i mbajt poshtë jastëkut.

Talo Çela: Po kam frikë tjetër unë se gjithmonë s’ka provë, s’ka provë, por kam hall mos e ka vrarë dajën gabimisht një nga këta, si greku i vogël për shembull, që s’e takonte vëllain e dajës. Pse nuk e takonte ai? S’ka gjë të keqe edhe gabimisht tha ai, po s’ka gjë, robi e takon. Dhe dosja mbahet sekret dhe shpërthen në gjyqe ekspertiza për dajën e mbase del distancë e afërt, 2-4 metra distancë, gabimisht nga kallashi. I bie nga shokët. Se të zinjtë kanë pasë armë Bereta automatike, kanë gjuajtur nga mbi 50 metra larg. Nuk mund ta shpojë kokën tej e tej, por s’e di tani, ishalla. I kanë gjuajtur të zinjtë, mos të ngeli nga ana jonë, se vëllai i tij thotë është vrarë nga shokët gabimisht. Kjo është e keqe për të gjithë pastaj. Armët janë djegur me furgonat.

Me “greku” ata i referohen vëllezërve Çala, ndërsa me “spiuni”, Alkond Bengasit. Nga konteksti i bisedave rezulton që Talo Çela ka qenë shofer i automjetit të grabitjes në Rinas.

Talo Çela, i cili sot është një nga njerëzit më të kërkuar të Policisë së Shtetit, besohet se është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar. Çela që mes anëtarëve të grupit thirrej me nofkat “Moma”, “Katnari” e “Dhelpra”, del në komunikimet e SKY se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër.

Talo Çela: Do iki në Brazil, andej me emër tjetër. Po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme