Kronika 6 October 2024, 20:03 Nga VNA

Dhuna ndaj Klea Prengës, mjekësia ligjore: Dhuna e motrave Berisha i shkaktoi shëmtim, dëmtimet hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj Klea Prengës, mjekësia ligjore: Dhuna e motrave Berisha i

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në përfundimin se plagët që pësoi Klea Prenga nga dhuna që ushtruan ndaj saj motrat Antonela dhe Mariela Berisha hyjnë në kategorinë e shëmtimit që konsiderohet si plagosje e rëndë. Fillimisht ekspertët e IML në aktin e parë nuk arrinin në një konkluzion të qartë, por në aktin e dytë shprehen se ndaj Prengës janë ndërmarrë veprime aktive shoqërisht të rrezikshme dhe si pasojë e këtyre veprimeve, Prengës i është shkaktuar shëmtim në fytyrën e saj.

Aktualisht motrat Berisha janë në kërkim me urdhër të prokurorit, por me përfundimet e ekspertëve pritet që ndaj tyre të kërkohet masë sigurie në gjykatë.

Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, përforcuar kjo dhe nga konkluzionet e mjekëve ligjorë. Antonela e Mariela Berisha e goditën Prengën teksa ajo ndodhej në një lokal luksoz në Tiranë. Vajzat e showbizit u përplasën për motive të dobëta. Dy motrat janë në kërkim dhe mendohet se që pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Megjithatë mbetet për t’u parë në rastin konkret sesi do t’i trajtojë drejtësia motrat Berisha. Ndërkohë që Prenga të mos ketë shenjën në fytyrën e saj duhet t’i drejtohet kirurgjisë plastike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme