Kronika 7 October 2024, 09:07 Nga VNA

Nuk e emëroi në SPAK/ Prokurori padit Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Ndaje në Whatsapp
Nuk e emëroi në SPAK/ Prokurori padit Këshillin e Lartë

Prokurori i Tiranës Ndin Tavani ka paditur në Gjykatë Administrative Këshillin e Lartë të Prokurorisë per shkak se nuk e emëroi në SPAK edhe pse me herët e kishte renditur në 3 emrat e parë. Tavani u përjashtua nga prokuroria e Posacme pasi një komision pranë këtij institucioni vleresonte se figura e tij ishte e papërshtatshme. Prokurori Tavani thotë se informacioni është I Shërbimit Informativ por sipas tij është shqyrtuar nga organet e vettingut dhe ai është konfirmuar në detyrë nga Kolegji I Posacëm I Apelimit. Së dyti thotë Tavani, komisioni pranë SPAK ka rol rekomandues jo vendimmarrës. Për këto arsye kërkon të prishet vendimi I Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ai të emërojet në SPAK. Padia është shortuar dhe Sokol Ibi është gjyqtari që duhet të shqyrtojë.

Mësohet se Ibi ka paraqitur dorëheqjen për shkak se pretendon per konflikt interesi por nuk i është pranuar nga kryetari i gjykatës. Ndaj pritet tashmë që të caktojë datën e procesit. Tavani nuk ëhstë kandidati i vetëm që ka ndjekur rrugën gjyqesore. Më herët Sonila Muhametaj ka bërë të njëjtin veprim dhe për momentin cështja e saj është duke u shqyrtuar mbi bazë dokumentash në gjykatën Kushtetuese.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme