Kronika 9 October 2024, 10:18 Nga VNA

Protesta opozitës/ Dy persona të arrestuar për shkatërrim prone

Ndaje në Whatsapp
Protesta opozitës/ Dy persona të arrestuar për shkatërrim

Dy persona janë arrestuar për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës lidhur me protestën e 7 tetorit të opozitës.

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

- S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

- G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme