Kronika 11 October 2024, 08:31 Nga VNA

"Përgjegjësinë kryesore e ka Kurum!"/Xama: Shqipëria bën trafik të mbetjeve të rrezikshme, mund të varroset hetimi

Ndaje në Whatsapp
"Përgjegjësinë kryesore e ka Kurum!"/Xama:

Ola Xama ka folur për skandalin e mbetejeve të rrezikshme, ku në qendër është kompania Kurum. Ky skandal u tentua të kalohet në heshtje, pas një fushate agresive të Kurum për shpërndarjen e reklamava nëpër media.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Xama tha se përgjegjësia kryesore bie mbi Kurum dhe se Shqipëria është kthyer në vend që kryen trafik të mbetjeve të rrezikshme, një aktivitet kriminal që prodhon shuma marramendëse fitimesh.

"Shqipëria është kthyer në vendin që kryen trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë kriminale, që gjeneron miliona dollarë dhe krahasohet për nga fitimet me trafikun e drogës. Është një vepër penale që dënohet deri në pesë vite burgim.

Kush ka interes të eksportojë mbetje të rrezikshme? Kemi industri që ndot. Furrat e çelikut prodhojnë grimca të rrezikshme që filtrohen, më parë nuk filtroheshin fare dhe përhapeshin në Elbasan. Ka prova që këto grimca rrisin mundësinë e tumorit në mushkëri, dëme shumë serioze. Për t’u trajtuar duhet paguar në investime në teknologji por edhe shuma të konsiderueshme për trajtimin e mbetjeve.

Për të fituar më shumë, Kurum ka zgjdhur këtë rrugë.

Cilat janë përgjegjësitë? Mendoj se Kurum është kryesorja që ka patur intersin të heqë qafe këto mbetje. Kush fiton nga kjo histori? Ai që duhet të shpenzonte për ti trajtuar këto mbetje.

Përgjegjësia për ngarkesën me 816 ton, kryesore është e Kurum, pastaj mund të ketë kompani presta nome,  sic është Sokolaj.

Të dhënat i ka prokurorai që ia kalon OLAF, kështu që kjo çështje rrezikon të mbyllet dhe varroset", tha Xama. /TPZ

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme