Kronika 12 October 2024, 11:07 Nga VNA

Policia e Elbasanit ka ndaluar një mjek, nën dyshimet për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Policia e Elbasanit ka ndaluar një mjek, nën dyshimet për

Në spital sipas hetimeve ka mbërritur një i plagosur me thikë për të marrë ndihme , por mjeku nuk  ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit.

Policia ka ndaluar ndërkohë edhe autorin e dyshuar të plagosjes.

Njoftimi

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Haxhias", një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mesnata", është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen "Haxhias", në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme