Kronika 13 October 2024, 14:04 Nga VNA

Toyota Auris/4 Prokurorë, ish prokurorë dhe 3 gjyqtarë nën hetim nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Toyota Auris/4 Prokurorë, ish prokurorë dhe 3 gjyqtarë nën

 

Të paktën 4 prokurorë dhe ish-prokurorë të ish-prokurorisë për Krime të Rënda dhe asaj të Tiranës, si dhe 3 gjyqtarë janë duke u hetuar nga SPAK nën dyshime për cështjen Toyota Auris. Lidhur më këtë rast janë vënë në pranga ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ndërsa është shpallur në kërkim Erjona Daupaj, ish-oficere e policisë gjyqësore, Radovan Cela avokat dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Nga zbërthimet e bisedave në Sky Ecc, mes Aurel Zarkës dhe Erjona Daupaj janë implikuar gjyqtarët dhe prokurorët, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë në sistem, ndërsa të tjerë janë shkarkuar në kuadër të procesit të vettingut. Bazuar në bisedat e kryera mes Zarkës e Dautaj, prokuroria është duke hetuar për të gjetur prova fajësie ndaj të dyshuarve. SPAK ka kërkuar ndihmë nga autoritetet në Francë e Belgjikë për të konfirmuar nëse ndonjë nga ish-zyrtarët apo zyrtarët e drejtësinë kanë përdorur Sky Ecc, ndërsa janë marrë në pyetje disa prej tyre përgjatë javëve të fundit.

Dosja Toyota Auris bëri bujë të madhe, pasi pak ditë pas denoncimit në Kuvend nga kreu i PD-së së kohës Lulzim Basha në portin e Durrësit u bllokuan shtatë automjete, ku në dy prej tyre u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro. Nga Durrësi dosja kaloi të Krimet e Rënda dhe më vonë te prokuroria e Tiranës, pasi ndaj të arrestuarve u rrëzua akuza për grup kriminal. Për kontrabandimin e 3.4 milionë eurove që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, u dënua vetëm Elvis Vladi.

SPAK ka zbuluar se për mbylljen e kësaj cështje janë angazhuar disa prokurorë e gjyqtarë, që tashmë janë duke u hetuar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme