Kronika 13 October 2024, 13:20 Nga VNA

Shkëmbimi i çantave/ Arrestimi i dy personave për drogë

Ndaje në Whatsapp

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Savonës arrestuan dy persona, një italian dhe një shqiptar, përkatësisht 57 dhe 41 vjeç, për veprën penale të bashkëpunimit për qëllim trafikimi të lëndëve narkotike.

Ajo që ngjalli dyshime ishin lëvizjet e çuditshme në një shtëpi në kodrat e Pietra Ligure ku vinin e shkonin disa persona tashmë të njohur për policinë.

Operacioni policor u finalizua të shtunën, kur Karabinierët bastisën shtëpinë, duke kapur momentin e dorëzimit të drogës tek një korrier.

Mediat italiane raportojnë se policia bllokoi dy thasë plot me mariuhanë, ndërsa dy personat që po ndërronin çantat janë larguar menjëherë, duke braktisur çantat. Por pak minuta më pas ato u arretsuan, ndër karabinierët sekuestruan mbi një mijë euro cash që shtetasi shqiptar kishte me vete.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme