Politika 6 August 2025, 14:23 Nga VNA

Ilir Meta kërkon zëvëndësim mase, GJKKO mblidhet me 8 gusht

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta kërkon zëvëndësim mase, GJKKO mblidhet me 8 gusht

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 8 gusht, ora 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se Meta ka ofruar si alternativë ndalimin për të dalë jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës, në mënyrë që të lirohet nga masa e paraburgimit.

Meta ndodhet në arrest prej datës 21 tetor 2024. Të hënën e kësaj jave, SPAK i ka komunikuar zyrtarisht mbylljen e hetimeve dhe tashmë ai pritet të përballet me gjykatën për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Në kërkesën e tij, Meta argumenton se me përfundimin e hetimeve nuk ekziston më rreziku për prishje të provave. Kjo është hera e dytë që ai kërkon lirinë përmes zëvendësimit të masës së sigurisë, pas arrestimit të bujshëm të tetorit të kaluar.

 

 

 

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme