Politika 6 August 2025, 13:25 Nga VNA

Avokatët e Metës kërkojnë ndryshime mase: Nuk mund të prishë provat

Ndaje në Whatsapp
Avokatët e Metës kërkojnë ndryshime mase: Nuk mund të

Avokatët e kreut të Partisë së Lirisë, kanë bërë kërkesë në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. 

Në kërkesën e dorëzuar nga avokatët, argumentohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.

Sipas mbrojtjes, me mbylljen e hetimeve nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat.

Dy ditë më parë, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ish-presidenti i vendit akuzohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Këto akuza rëndojën edhe ndaj ish-bashëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme