Politika 5 August 2025, 13:46 Nga VNA

Berisha nuk i përgjigjet pyetjes për lobimin në SHBA dhe sulmon modelin e turizmin elitar në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk i përgjigjet pyetjes për lobimin në SHBA dhe sulmon

“Nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë” – kështu u përgjigj sot Sali Berisha kur u pyet për ndryshimin e argumentit nga kompania lobuese Continental Strategy në letrën drejtuar senatorit amerikan Mario Rubio. Fillimisht, kompania kishte deklaruar se Berisha nuk ishte aktiv në politikë, por më pas ndryshoi qëndrim duke thënë se ai është aktiv politikisht, por jo pjesë e qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike nuk dha as përgjigje për pyetjen se sa është shpenzuar për këtë lobim, duke deklaruar se “unë vetë nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë”.

Në vijim të konferencës për shtyp, Berisha e quajti “narko-turizëm” modelin me të cilin, sipas tij, po zhvillohet turizmi në Shqipëri. Ai akuzoi qeverinë se po përdor para të pista, të cilat po dëmtojnë rëndë industrinë turistike. Sipas tij, nën parrullën e “turizmit elitar”, Shqipëria ofron pjata që shkojnë deri në 200 euro dhe çadra me çmime katastrofike, ndërkohë që ndërtimet e resorteve milionëshe në bregdet kanë degraduar turizmin vendas.

Edhe pse nuk përmendi asnjë emër konkret ndërtuesi, Berisha i quajti ata shkatërrues të turizmit dhe kritikoi mediat pranë qeverisë që, sipas tij, “promovojnë kaltërsitë e jugut” por nuk tregojnë të vërtetën e dhimbshme që po përjeton turizmi shqiptar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme