Politika 4 August 2025, 16:37 Nga VNA

Adriatik Lapaj në Kuvend/ Shqipëria bëhet ankimon vendimin e KAS në Kolegj Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj në Kuvend/ Shqipëria bëhet ankimon vendimin e KAS

Adriatik Lapaj në Kuvend. Ky është qëllimi kryesor, ndaj dhe ëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar një ankim zyrtar në Kolegj Zgjedhor, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko.

Në dokumentin e dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor, kjo forcë politike kërkon që mandati i deputetit t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar përmes listës së hapur, duke u mbështetur në dorëheqjet e paraqitura nga disa prej kandidatëve më lart në listën e mbyllur.

“Shqipëria Bëhet” argumenton se vullneti i qytetarëve është shprehur qartë përmes votës preferenciale dhe se ky vullnet duhet të prevalojë mbi renditjen e paracaktuar në listë.

“Kërkojmë që të respektohet parimi themelor i përfaqësimit demokratik: vota e qytetarëve. Nuk mund të anashkalohet vota preferenciale në favor të një renditje formale që nuk pasqyron më vullnetin real të zgjedhësve,” thuhet në ankimim.

Rasti pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor në ditët në vijim, ndërsa vendimi mund të krijojë një precedent të rëndësishëm për mënyrën e shpërndarjes së mandateve në sistemin aktual zgjedhor.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme