Politika 4 August 2025, 10:48 Nga VNA

Sali Berisha i quan “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e 21 Janarit: “Edi Rama përgjegjësi kryesor”

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot vrasjet e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 protestues përballë godinës së Kryeministrisë.

Berisha i ka cilësuar këto vrasje si “krim shtetëror pa dashje”, duke sqaruar se, sipas tij, nuk kishte urdhër të drejtpërdrejtë për të qëlluar, por viktimat u vranë me armët e shtetit për shkak të një incidenti të papritur, si ricochet.

“Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta, por këtu kemi të bëjmë me një krim shtetëror pa dashje. Ata u dëmshpërblyen, por nuk di nëse shumat ishin të mjaftueshme,” tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjen pasi “i solli ata aty” dhe duke përmendur deklarata të ndryshme që flasin për hetim dhe axhendë politike të demonstratës.

Këto komente Berisha i bëri pas paraqitjes së tij në SPAK për aferën “Partizani”, ku ai zbaton masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Berisha u shoqërua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, dhe gjatë firmosjes së masës la një mesazh me shkrim drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumanit. Në shënimin e tij, Berisha akuzoi Dumanin si “mashtrues publik i rangut më të lartë” dhe e krahasoi atë me ish-ministrin Fatmir Xhafaj, duke e përshkruar si “avokatin kryesor të krimit elektoral”.

Sali Berisha i quan “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e 21

 

“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.

E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme