Politika 4 August 2025, 15:10 Nga VNA

Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti i ekspertëve u prezantua për të mbledhur opinionet

Ndaje në Whatsapp
Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatet që kanë shpërthyer rreth draftit të ri të Kodit Penal, i cili ka ngjallur shqetësime  dhe reagime për kufizim të lirive. Në reagimin e tij, Rama ka zgjedhur një ton ironik ndaj atyre që kanë kritikuar draftin, duke i cilësuar si të ekzagjeruar dhe të orientuar nga interesa politike.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell,” – shkruan Rama, duke shtuar se ky është një propozim i ekspertëve të fushës, i cili ka si qëllim të nxisë një debat të hapur dhe demokratik.

Ai thekson se drafti është prezantuar për të mbledhur mendime dhe sugjerime nga publiku, dhe nuk përbën një vendim përfundimtar apo veprim autoritar.

“Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij,” – shkruan Kryeministri.

Duke përmbyllur reagimin e tij, Rama thekson se problemi i vërtetë i lirisë në Shqipëri, sipas tij, nuk është drafti apo një regjim imagjinar, por keqpërdorimi i lirisë nga një pjesë e opinionit publik dhe mediave.

“Hëpërhë problemi më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj????”, – përfundon Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme