Politika 4 August 2025, 10:30 Nga VNA

Banorët e Dukagjinit përgënjeshtrojnë postimin e Ramës dhe Becit për rrugën Prekal-Lotaj-Ndërlysaj

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Dukagjinit përgënjeshtrojnë postimin e Ramës

Faqja në Facebook “Dukagjin Deli Zot Vetit”, e përfaqësuesve të banorëve të Dukagjinit dhe organizatorë të dy protestave për rrugën e tyre, ka dalë me një reagim, duke përgënjeshtruar postimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Ndryshe nga ccfarw thotw kryeministri dhe kryebashkiaku, ku pretendojnë për avancimin e punimeve në rrugën Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, banorët theksojnw se segmenti vijon të jetë i ngushtë, i papërfunduar dhe jashtë standardeve. Sipas tyre, rruga është pa mure pritse, pa ura, pa kanale kulluese dhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij.

“Dukagjin Deli Zot Vetit ju bën me dije se postimi i ditës së djeshme, i shpërndarë nga Edi Rama dhe Benet Beci, është totalisht një mashtrim. Ne jemi banorë të Dukagjinit dhe e dimë se ku është punuar dhe sa është punuar në rrugën e shumëpërfolur të Dukagjinit. Aksi Prekal-Kirë vazhdon të jetë ashtu si para 80 vitesh: i ngushtë, pa mure pritse, pa mure mbrojtëse, pa ura dhe pa kanale kulluese. Ky segment ka filluar në vitin 2023 dhe vazhdon të jetë i papërfunduar dhe shumë i rrezikshëm për banorët, si dhe për qindra turistë që kalojnë çdo ditë.

Ne, si faqe dhe si organizatorë të dy protestave të mëdha “Dukagjini kërkon rrugën”, denojmë dhe e cilësojmë si të turpshëm dhe tallës veprimin e djeshëm të kryeministrit, si dhe të kryetarit të Bashkisë Shkodër. Publikisht i bëjmë thirrje Benet Becit të heqë dorë nga këto lloj veprimesh skandaloze që ndikojnë në provokimin dhe talljen me komunitetin e Dukagjinit. Nëse rruga e Dukagjinit nuk fillon të ndërtohet seriozisht dhe me parametrat e duhur, atëherë ne do të marrim masat tona” – shprehen ata.

Banorët paralajmëron se nëse nuk nis ndërtimi serioz dhe me parametrat e duhur, komuniteti i Dukagjinit do të marrë masa për të mbrojtur interesat e tij.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme