Politika 4 August 2025, 20:35 Nga VNA

Gjykata Administrative do të hedhë shortin për Kolegjin Zgjedhor që do shqyrtojë çështjen “Shqipëria Bëhet

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Administrative do të hedhë shortin për Kolegjin Zgjedhor

Gjykata Administrative do të hedhë shortin nesër për të përcaktuar trupën gjykuese të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën e Shqipëria Bëhet. Kjo forcë politike nuk njeh vendimin e KQZ-së për mandatin e vetëm që fitoi në Tiranë dhe kërkon që në Kuvend të shkojë kreu i saj, Adriatik Lapaj.

Më poshtë njoftimi i gjykatës:

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 05.08.2025, ora 10:05, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr. 29, Regjistri Themeltar Dt. 04.08.2025, me:

PADITËSE: Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
TË PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve
PERSON I INTERESUAR: Ana Dajko
OBJEKTI:

Shfuqizimi i vendimit nr. 106, dt. 30.07.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Shfuqizimi i pjesshëm i vendimit nr. 1354, dt. 23.07.2025, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Vendimet përkatëse:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendim Nr. 106, dt. 30.07.2025, ka vendosur unanimisht:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr. 58 të subjektit zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet” për ndryshimin e vendimit nr. 1354, dt. 23.07.2025 të Komisionerit.

Ndryshimin e pikës 2 të vendimit për shpalljen e kandidatit fitues për deputet nga lista shumëemërore të subjektit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, duke shpallur fituese Ana Kosta Dajko.

Lënien në fuqi të vendimit për pjesën tjetër të dispozitivit.

Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendim Nr. 1354, dt. 23.07.2025, ka vendosur:

Shpalljen e kandidatëve fitues për deputet nga lista shumëemërore të subjektit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, me renditjen sipas votave parapëlqyese.

Mosnjohjen e revokimit të dorëheqjeve të depozituara nga Zeqir Kordhoni dhe Kleana Xhuveli.

Shpalljen e Adriatik Ferman Lapaj si kandidat fitues për mandatin e deputetit.

Miratimin e kandidatëve të tjerë që nuk fituan mandat sipas renditjes së votave parapëlqyese.

 

Baza ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nenet 18, 42, 45, 70, 71;
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, neni 6;
Ligji nr. 10 019, datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
Ligji nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”;
Kodi i Procedurave Administrative;
Kodi i Procedurës Civile;
Kodi Civil.

Tiranë, më 04.08.2025
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme