Politika 5 Gusht 2025, 18:36 Nga VNA

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Ndaje në Whatsapp

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e

 

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të  cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

Ndërsa cënimi i simboleve të Republikës konsiderohet në Kodin aktual një kundravajtje që dënohet me gjobë deri në tre muaj burg, në Kodin e ri dënohet me deri 4 vjet burg, përveç zgjerimit masiv të fushës së veprimit në krahasim me nenin aktual. Por ndryshe nga tendenca e përgjithshme ashpërsuese, të cilën kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia e cilësoi si prej “inkuizatorësh”, hartuesit kanë parë të arsyeshme të barazojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me atë të zyrtarëve të zakonshëm dhe rrjedhimisht, të ulin masën e dënimit.

Amnisti de facto?

Kodi Penal i një vendi, përveç parashikimit të veprave apo kundravajtjeve penale, bart edhe konceptin që një vepër penale nuk mund të gjykohet dhe dënohet përtej  një afati të arsyeshëm nga  koha e kryerjes së saj. Afati i parashkrimit, siç njihet teknikisht, varet nga rëndesa e veprës penale. Nëse një vepër penale parashikon një masë dënimi  të ulët, afati i parashkrimit të saj është gjithashtu i ulët, ndërsa për veprat e rënda penale, parashkrimi është më i  gjatë. Për shembull,  krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës nuk parashkruhen, ato ndiqen penalisht dhe dënohen pavarësisht afatit që ka kaluar nga kryerja e tyre, me kushtin që i dyshuari të jetë gjallë.

Ulja e masës së dënimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë përmes barazimit të tyre me zyrtarët e zakonshëm sjell për rrjedhojë, ulje të afatit të parashkrimit për këtë vepër penale, duke sugjeruar se disa zyrtarë të lartë, aktualisht nën akuzë, mund të amnistohen.

Kodi aktual penal përcakton në nenin 66 se për veprat penale që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet, parashkrimi është njëzet vjet, ndërsa për ato ku masa e dënimit është nga pesë deri në dhjetë vjet, parashkrimi është dhjetë vjet. Projektkodi i ri nuk ndryshon shumë nga i vjetri përveç formës. Këtu afatet e parashkrimit shënohen në nenin 185. Në pikën c shkruhet: “dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim mbi pesë deri në dhjetë vjet burgim”. Rrjedhimisht, një korrupsion i përfituar më herët se sa viti 2015, sipas këtij kodi është parashkruar./BIRN/

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e

Video

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme