Politika 6 August 2025, 13:54 Nga VNA

Berisha sulmon Ramën për zgjedhjet por nuk zbulon aksionin e opozitës në shtator

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Ramën për zgjedhjet por nuk zbulon aksionin e

Nga selia blu kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha çdo ditë deklaron se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri por mbetet "mister" mënyra sesi opozita do t'a zhbëjë këtë realitet. 

Edhe sot, kryedemokrati deklaroi se në shtator aksioni i opozitës do të jetë i fokusuar tek mobilizimi i qytetarëve për votën e lirë. Por kjo deklaratë është shumë e paqartë mbi planet e opozitës për në vjeshtë, vetëm një muaj larg fillimit të sesionit të ri parlamentar. 

Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të votojnë kurrë si njerëz të lirë për sa kohë Edi Rama është në pushtet.

Sipas tij, largimi i kryeministrit aktual është kushti themelor për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të lirë.

Sipas tij, qëndresa e përgjithshme qytetare është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë dhe për të rikthyer demokracinë në vend.

“Opozita dhe shqiptarët duhet t'a kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme