Politika 30 September 2024, 17:53 Nga VNA

I vunë flakën karrigeve të tyre para Kuvendit, Flamur Noka: Kjo situatë do jetë çdo të hënë e të enjte!

Ndaje në Whatsapp
I vunë flakën karrigeve të tyre para Kuvendit, Flamur Noka: Kjo

Pas situatës së tensionuar në Kuvend, deputeti i PD, Flamur Noka, ka folur për mediat i cili është shprehur se situata e ditës së sotme do të përsëritet çdo të hënë dhe të enjte kur te zhvillohen seancat plenare, ndërsa i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se ta harrojë që do të likujdojë opozitën.

Më tej Noka akuzoi kryeministrin se po kërcënon deputetët e opozitës, ndërsa theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje.

“Edi Rama duke sulmuar opozitë prej tre vitesh i ka vënë flakët demokracisë, po bën gjithçka për ti vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka kërkuar populli opozitar kemi tre vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Po e kërcënon më burg këdo që denoncon.

Tani burgosi Salianjin, ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg këto që denoncon për interesin publik, kushdo që nxjerr lidhjet me krimin kërcënohet me burg. Ta harrojë Edi Rama që mund të dënoj dhe likujdoj opozitën. Opozita është në ball të aksionit, Shqiptarët nuk martojnë një narkoregjim por një qeverisje të denjë, këta nuk janë të denjë për të qeverisur Shqipërinë po për të qeverisur mafjan dhe për të vjedhur. Ne do t’i dalim zot këtij vendi dhe demokracisë. Të enjte dhe të hënë që do ketë Paralament do jetë si kjo situatë sot. Ne jemi në beteje, qeveria teknikë është zgjidhje” – u shpreh Noka.

Kujtojmë se deputetët e opozitës hodhën sende të forta dhe i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë godinës së Kuvendit, në shenjë proteste për arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianji.

 

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme