Politika 30 September 2024, 17:28 Nga VNA

Kuvendi i heq mandatin Ervin Salianjit, opozita i vë flakën karrigeve para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i heq mandatin Ervin Salianjit, opozita i vë flakën karrigeve

Nuk kanë munguar tensionet në seancën parlamentare të ditës së sotme. Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Në përgjigje, deputetët e PD-së u përplasën me gardën, duke thyer foltoren dhe hedhur sende. Më pas, ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku i vunë flakën.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik. I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u nuk do bëhet një gjë e tillë, pasi sipas tij ai që i dogji njëherë mandatet e beri për t’u shmangur nga beteja.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment” - tha Bardhi.

Pas djegies së karrigeve disa nga deputetët demokratë si Flamur Noka, Gledion Nalllbati hyjnë sërish në seancë ku kanë debatuar me tone të larta me Spiropalin dhe deputetët socialist.  Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve.

Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka, ndërsa i paralajmëroi deputetet e opozitës se aktet e tyre do të kenë pasoja, duke paralajmeruar dhe perjashtime të tjera.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme