Politika 30 September 2024, 13:33 Nga VNA

Denoncimi i Gazment Bardhit: Rreziku i Manipulimeve Teknologjike dhe Propagandës në Politikën Shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i Gazment Bardhit: Rreziku i Manipulimeve Teknologjike dhe

Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një mesazh të mbërritur në aplikacionin Signal, duke iu referuar një bisede të dyshuar mes dy eksponentëve të botës së krimit, ku përmendet dhe emri i tij.

Me të drejtë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së shpreh shqetësimin se makinacione të tilla mund të përdoren nga mazhoranca për ta sulmuar politikisht. VNA i hodhi një sy mesazheve për të cilat foli zoti Bardhi, dhe nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë një produkt i inteligjencës artificiale. Në botën e sofistikuar të teknologjisë, tashmë nuk është e vështirë të prodhohet një bisedë e tillë. Në rrjet qarkullojnë video ku IA ka gjeneruar zë, video dhe foto të personazheve publikë, duke stisur biseda dhe ngjarje që nuk kanë ekzistuar në realitet.

Gjithashtu, një tjetër problem në Shqipëri mbetet përdorimi i copëzave nga dosjet e rëndësishme për të shantazhuar grupet rivale të krimit apo persona me pushtet ekonomik apo politik. Vetë kryetari i grupit parlamentar të PD-së përmendi pak javë më parë në një seancë plenare emrin “Mondi,” të marrë nga një dosje e hetimit të SPAK, duke iu referuar drejtorit aktual të Policisë së Shkodrës.

Fakti mbetet se përdorime të tilla janë të rrezikshme, sidomos në realitetin shqiptar, ku propaganda dhe hapësira që ajo gjen në median tradicionale shërben si një armë e fuqishme për pushtetin e Edi Ramës. Rasti i fundit me deputetin Gazment Bardhi është një precedent i rrezikshëm, për të cilin duhet të reagojnë organet përkatëse dhe jo vetëm. Me afrimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme, metoda të tilla mund të përdoren gjerësisht nga kundërshtarët politikë për të sulmuar dhe delegjitimuar akuzat ndaj qeverisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme