Një 28-vjeçar britanik, i akuzuar për vrasjen e ish-ministres Ann Widdecombe, është përballur me një akuzë të re për përgatitjen e akteve terroriste, ku mes objektivave dyshohet se ishte edhe lideri i Reform UK, Nigel Farage.
Policia britanike bëri të ditur se Joshua Kerry, nga Rotherham, është akuzuar për veprime të ndërmarra në kuadër të përgatitjes së akteve terroriste. Sipas hetuesve, aktiviteti i dyshuar shtrihet në periudhën nga maji 2024 deri në korrik 2026.
Kerry ndodhet tashmë nën akuzë për vrasjen e Ann Widdecombe, ish-ministre dhe figurë e Reform UK. Sipas Reuters, Widdecombe, 78 vjeçe, u gjet e vrarë më 9 korrik.
Zhvillimi i ri ka shtuar shqetësimet për sigurinë e politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, tha se kërcënimet ndaj përfaqësuesve politikë përbëjnë kërcënim edhe ndaj vetë demokracisë britanike.
Kerry pritet të dalë para gjykatës, ndërsa hetimet mbi motivet dhe përgatitjen e sulmit të dyshuar vijojnë.






















