Histori të harruara 2 September 2025, 18:06 Nga VNA

Statuti themeltar i vitit 1925

Ndaje në Whatsapp
Statuti themeltar i vitit 1925

Nga Gazmend Bakiu

100 vite më parë, në vitin 1925, Kuvendi Kushtetues aprovoi Statutin themeltar të Republikës, i cili qe dokumenti që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.

Më në fund, çështja fort e debatuar se, cili qytet do të ishte kryeqytet u zgjidh. Përveçse sanksionoi përfundimisht Tiranën -kryeqytet, flamurin etj, kushtetuta e vitit 1925 vendosi në shina ligjore shtetin, sanksionoi të drejtat e qytetarëve dhe bëri një ndarje të qartë të punëve, si në Europën e përparuar. Le të përmendim disa nene (artikuj) të Statutit.

1.Shqipëria nuk kishte fe zyrtare, lirija e ushtrimit dhe e praktikimit të të gjitha besimeve ishte e garantuar, por feja nuk mund të përdorej kurrsesi për qëllime politike (Art.5).

2.Klerikët nuk mund të zgjidheshin deputetë (Art.13). Në vitet 1920-24, priftërinj apo hoxhallarë ishin bërë deputetë, madje ministra e kryeministër. Kjo praktikë merrte fund.

3.Deputetit nuk mund t’i kërkohej të mbante përgjegjësi për mendimet shfaqura dhe se si votonte (Art.25). Deputeti gëzonte imunitet (Art.26).

4.Gjyqtarët nuk mund të merreshin me politikë, përdryshe pushoheshin nga puna (Art.106).

5.Shtetasit ishin të barabartë para ligjit (Art.124).

6.Banesa dhe e drejta e pronësisë ishin të padhunueshme (Art.127, 129).

7.Lirija e fjalës dhe e shtypit ishin të garantuara (Art.128).

8.Tortura ishte krejtësisht e ndaluar (Art.135).

Kësisoj hidheshin bazat e një shteti garantues i të drejtave qytetare, i cili u konsolidua nga Kodi civil dhe penal (1927-1928), nga më të mirët e kontinentit.

Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare (1928) që zëvendësoi atë të Republikës (1925) nuk ndryshoi në këto kolona, por pati përmirësime. Ndër të tjera u shtua edhe një nen i rëndësishëm: Arsimi fillor ishte falas dhe i detyrueshëm (Art.206).

Ky ishte shteti i shqiptarëve para 100 viteve, që u pasua nga “diktatura e proletariatit” e partisë-shtet.

 

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme