Histori të harruara 24 Gusht 2025, 07:51 Nga VNA

Incidenti i panjohur në OKB në vitin 1960: Kur Hrushovi i mori shokët e vjetër për krahu për të bërë një bisedë, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij...

Ndaje në Whatsapp
Incidenti i panjohur në OKB në vitin 1960: Kur Hrushovi i mori

Para disa kohësh, botuam një artikull, që më shumë se sa me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, lidhej ekskluzivisht me profilet e të gjithë liderëve komunistë (kryeministra, sekretarë të parë partish, apo të dyja funksionet e bashkangjitura në një), që do shoqëronin kreun shpirtëror të tyre, Nikita Hrushov, në turin e tij asokohe në OKB-ës në vitin 1960.

Pas përfundimit të sesionit plenar të OKB-së, gjë e cila, në fakt, nuk përbën objektin real të shkrimit tonë, ndërkohë që ishin ravijëzuar qartazi përplasjet ruso-kineze e prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik ishte vetëm çështje kohe, revista amerikane ‘TIME’, na jep edhe njëherë disa detaje shumë interesante, këtë radhë mbi mënyrën e sjelljes apo injorimin që Hrushovi e udhëheqësit e tjerë satelite, i kishin rezervuar kësisoj me qëllim Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili duket se e ka pasur pisk punën në ato momente. Por, më hollësisht le të shohim më tej se çfarë na rrëfen artikulli i TIME, i datës 24 tetor 1960, me titull “Njeriu i vetmuar, lihet jashtë”:

“Ndër udhëheqësit satelitë të mbledhur në Manhatan, për t‘i bërë hije Nikita Hrushovit, njëri prej tyre dukej si më i vetmuar e i lënë në harresë. Kryeministri i kuq, Mehmet Shehu i Shqipërisë, nuk ndodhej në listën e pasagjerëve të “Baltika”-s dhe shkoi në Manhatan si pasagjer i thjeshtë, në bordin e “S.S. Queen Elizabeth”.

Në një pritje të organizuar nga komunistët çekë, Shehu qëndroi si i humbur në një cep aty në sallë, i lënë i braktisur e i mënjanuar me qëllim, nga të gjithë të pranishmit, përveç njeriut të sigurisë së Departamentit të Shtetit, i regjistruar si badigardi i tij.

Dhe kur në një pritje, dhënë nga komunistët rumunë, Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër satelitë për krahu, për të bërë një bisedë me ta, ndërsa Shehu nisi të shkonte pas tyre, dera iu mbyll në fytyrë. Shehu, me shumë gjasa, ka kërkuar më pas shpjegime, se pse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Në OKB, Shehu ishte dukshëm shumë më rigoroz e i ashpër në kërkimin e të drejtës së Kinës së Kuqe për t‘u pranuar në këtë organizatë, duke i bërë jehonë të madhe njëkohësisht akuzave të Kinës, se komunizmi rus është duke e humbur militantizmin e tij ideologjik, për shkak se ai ka frikë nga lufta atomike”.

Amerikanët: Mister se pse Shqipëria po mban anën e Kinës?

Në po të njëjtin artikull të revistës ‘TIME’ (Odd Man Out), të datës 24 tetor 1960, hasim edhe në “sikletin” e autorëve të shkrimit, apo të themi më mirë, të amerikanëve, për të gjetur arsyet e vërteta të veprimeve të fundit të Shqipërisë, asokohe për të dalë krah Kinës, duke u ndarë nga Bashkimi Sovjetik.

Shumëçka akoma zhvillohej “underground”, pra brenda kampit socialist, e kështu që duhej të ishte vërtet e vështirë të merrje vesh se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Por, gjithsesi, ‘TIME’ rendit një sërë arsyesh, që mundohen të shpjegojnë, sipas tyre, misterin që e rrethonte këtë veprim të Shqipërisë.

Po e citojmë konkretisht paragrafin që hedh dritë, mbi ato që pretenduam më lart:

“Shqipëria është i vetmi vend komunist satelit evropian, e cila duket se ka zgjedhur tashmë Pekinin, në konfliktin e brendshëm ideologjik mes Rusisë e Kinës së Kuqe. Në qershor, kur Hrushovi u bëri thirrje të gjithë shefave të partive satelite në Bukuresht, për të ratifikuar politikën e tij të bashkekzistencës paqësore, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, ishte i vetmi udhëheqës i lartë komunist që mungoi.

Dhe Shqipëria ishte i vetmi vend komunist nga Evropa, që dërgoi një përfaqësues special në Pekin, për të kremtuar gjatë këtij muaji, 11-vjetorin e Revolucionit të Kinës së Kuqe. Por, përse Shqipëria e vogël, me sipërfaqe (10.630 milje katrorë), më e vogël se sa shteti i Virxhinias Perëndimore dhe me më pak banorë se sa Detroiti, duhet të ketë marrë anën e Kinës së Kuqe, kundër rusëve, kjo akoma mbetet një mister?!

Pjesë e përgjigjes në këtë rast mund të ishte varfëria e saj; Shqipëria ka vetëm 5000 makina, kamionë e autobusë, dhe ashtu sikurse Kina e Kuqe, ndjen se duhet të mbajë gjallë frymën e luftës së klasave, për të penguar popullin e vet nga rebelimi kundër shtypjes.

Por, një arsye tjetër për këtë veprim, është edhe aksidenti i rastësishëm gjeografik: Jugosllavia e Titos, armiku i hershëm i Shqipërisë dhe fqinj me të, është aktualisht objektivi kryesor i kriticizmit kinez dhe Shqipëria, me shumë gjasa, kërkon të shfrytëzojë parullën e vjetër: “Armiku i armikut tim, është miku im”.

Do të ishte plotësisht e mjaftueshme, që pavarësia e Titos, t‘i jepte Shqipërisë rastin të ishte disi e pavarur nga Moska. Qëkurse Tito prishi marrëdhëniet me Kremlinin në vitin 1948, Shqipëria ka qenë fizikisht e izoluar nga vendet e tjera satelite dhe e larguar nga Rusia, nga kufiri që ka me Jugosllavinë e Greqinë.

Pjesë e interesave të Shqipërisë në përkrahjen që i jep Kinës së Kuqe, mund të jetë edhe ajo thjesht ekonomiko-financiare: për të minimizuar përfundimisht varësinë financiare të Shqipërisë nga Rusia, Kina e Kuqe, vitin që shkoi, i dha Shqipërisë një kredi pa interes, që kapte shifrën e 5.5 milionë dollarëve”. / Memorie.al

 

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme