Histori të harruara 24 August 2025, 12:10 Nga VNA

Tregtarët që paguan për shkollimin e diktatorit kërkonin drejtësi, por përfunduan viktima të represionit komunist. Si Enver Hoxha ekzekutoi Reiz dhe Masar Selfon

Ndaje në Whatsapp

Tregtarët që paguan për shkollimin e diktatorit kërkonin

Në dhjetor të vitit 1948, dy bashkëshorte nga Durrësi, Fejme dhe Sehadet Selfo, i dërguan një telegram Enver Hoxhës, atëherë president i Këshillit të Ministrave. Ato i kërkonin lirimin e burrave të tyre, tregtarët e njohur gjirokastrit Reiz dhe Mashar Selfo. Familja Selfo ishte e njohur në Gjirokastër për veprimtarinë tregtare, por edhe për ndihmesën që kishte dhënë në arsimimin e të rinjve të qytetit – mes tyre edhe Enver Hoxha.

Në letrën e tyre, gratë theksonin se burrat kishin shlyer deri në monedhën e fundit detyrimet financiare që shteti u kishte kërkuar, duke paguar edhe një shumë të konsiderueshme në ar, por megjithatë vazhdonin të mbaheshin padrejtësisht në burg. Lutja e tyre ishte thjesht që ligji të respektohej.

Kërkesa nuk u mor kurrë parasysh. Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1951, pas vendosjes së bombës në ambasadën sovjetike, Reiz Selfo do të torturohej dhe më pas ekzekutohej bashkë me dhjetëra të tjerë, duke u bërë një nga viktimat e hershme të represionit komunist.

Teksti i telegramit

Gjeneral kolonel Enver Hoxha,
Presidenti i Këshillit të Ministrave, Tiranë

Tiranë – 7/12/1948

Të nënshkruarat Fejme e Sehadet Selfo kanë nderin të paraqesin lutjen si vijon:

Dy muaj më parë burrat tanë, të quajtur Reis e Mas’har Selfo, erdhën në marrëveshje me Komitetin Ekzekutiv të qytetit Tiranës dhe likuiduan pjesën e mbetur të detyrimit të tyre karshi tatimit të jashtëzakonshëm, duke paguar edhe 350 napolona ar, në bazë të kërkesës së seksionit të financës së qytetit. Procesverbali i marrëveshjes për shlyerjen e borxhit u firmos rregullisht prej palëve kontraktuese, si edhe prej inspektorit të kontrollit të qarkut Tiranës dhe këshilluar si mbas marrëveshjes burrat tanë u liruan nga burgu, duke shlyer njëherë e përgjithmonë borxhin që i detyroheshin financës, mbas një jave të lirimit të tyre, ish-ministri i Financave Ramadan Çitaku, me urdhër verbal, i porositi Komitetit Ekzekutiv të qytetit që të burgosen burrat tanë, duke shkelur marrëveshjen që u arrit me Komitetin Ekzekutiv, i cili qe autorizuar prej vetë Ramadan Çitakut që të hynte në pazarlëk me tregtarët për të likuiduar pjesën e mbetur të detyrimeve.

Për hir të së drejtës së barabartë që na siguron ligji, i drejtohemi Shkëlqesisë suaj, meqë burrat tanë mbahen në burg prej katër vjetësh, ndonëse kanë likuiduar një vit e gjysmë më parë çdo detyrim që i kishin financës. Jemi mëse të sigurt se nuk do të mungojë kujdesi i Shkëlqesisë suaj për një zgjidhje të drejtë që na takon.

Me nderime,
Fejme e Sehadet Selfo
Rruga Vaso Pasha nr. 1, Durrës

Një dëshmi e hershme e fytyrës së regjimit

Ky telegram i harruar është një dokument i rrallë që tregon fytyrën e vërtetë të regjimit komunist në vitet e para pas Luftës. Ai dëshmon sesi marrëveshjet ligjore, firmat zyrtare dhe garancitë e shtetit nuk vlente asgjë përballë një pushteti arbitrar që merrte vendime me urdhër verbal. Lutja e dy grave të thjeshta për drejtësi u ndesh me heshtjen dhe egërsinë e diktatorit, duke i kthyer bamirësit e tij të dikurshëm në viktima të dhunës së pamëshirshme politike.

Tregtarët që paguan për shkollimin e diktatorit kërkonin

Tregtarët që paguan për shkollimin e diktatorit kërkonin

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme