Histori të harruara 31 August 2025, 07:55 Nga VNA

Laçi, qershori 1990/ Kur besimi thyen muret e regjimit

Ndaje në Whatsapp

Laçi, qershori 1990/ Kur besimi thyen muret e regjimit

Verës së vitit 1990, në prag të rrëzimit të regjimit komunist, Laçi u kthye në një nga pikat më të forta të ringjalljes fetare në Shqipëri. Në vendin ku dikur ngrihej kisha e Shënandoit, mijëra besimtarë nisën të mblidheshin çdo javë, duke sfiduar ndalimin e gjatë të fesë dhe kontrollin e shtetit mbi jetën shpirtërore. Aty ku për dekada nuk lejohej asnjë simbol, njerëzit ngritën kryqe, kënduan, falën dhe kryen rite të hershme që regjimi i kishte fshirë nga jeta publike.

Por ky ringjallje nuk erdhi pa tension: turma të mëdha, përplasje me elementë keqbërës dhe madje edhe dhunë me armë shënuan ato ditë të mbushura me shpresë dhe ankth. Dokumenti i zbardhur nga qershori 1990 tregon se besimi i ndaluar për dekada, në Laç, po shpërthente me një fuqi të papërmbajtshme, duke u bërë simbol i çarjes së parë të murit që komunizmi kishte ngritur kundër fesë.

 

Laçi, qershori 1990/ Kur besimi thyen muret e regjimit

Laçi, qershori 1990/ Kur besimi thyen muret e regjimit

 

Dokumenti i zbardhur 

Në qytetin e Laçit, vendi ku ka qenë kisha e Shënandoit, frekuentohet shumë nga besimtarët, kryesisht në ditët e marta dhe të shtunave dhe numri më i madh i tyre arrin më 13 qershor, që konsiderohet si një nga ditët më të shënuara.

Këtë vit pjesëmarrja e këtyre njerëzve ka ardhur në rritje, dhe duke filluar nga muaji mars, çdo ditë të martë kanë frekuentuar këtë vend mbi 5000 veta. Kurse, vetëm gjatë 3 ditëve të fundit kanë ardhur rreth 40.000 veta, shifër kjo që sipas banorëve të qytetit të Laçit e kalon pjesëmarrjen e besimtarëve të kohës kur funksiononte vetë kisha. Vetëm në datën 12.6.1990 kanë kaluar natën në këtë vend dhe në malin përreth saj mbi 10.000 persona, ku ka pasur edhe cenime të rendit e rrahje midis besimtarëve dhe elementëve keqbërës që shkojnë për të grumbulluar lekët që hidhen nga ana e tyre. Po këtë natë një grua është plagosur me armë zjarri nga ana e këtyre personave.

Besimtarët që frekuentojnë këtë vend, janë kryesisht nga rrethet e veriut, sidomos nga Mirdita, Shkodra dhe Lezha. Numri më i madh i këtyre personave janë gra me fëmijë, po kështu ka rritje pjesëmarrja e moshave të reja, veçanërisht e vajzave të moshës 14–22 vjeç.

Duhet theksuar gjithashtu, edhe rritja e aplikimit të të gjitha riteve fetare, si falja, puthja e gurëve, kënga në kor etj., bile në datën 12.6.1990 ata kishin vendosur edhe një kryq të madh prej druri, para të cilit falen, por ai u dogj nga veprimtarët shoqërorë

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme