Histori të harruara 27 Gusht 2025, 21:52 Nga VNA

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin amerikan në Shqipëri në vitin 1922

Ndaje në Whatsapp

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin

Në fillim të vitit 1922, Shqipëria e sapodalë nga Lufta e Parë Botërore dhe ende e brishtë në konsolidimin e shtetit, u bë skenë e një nisme të pazakontë: përpjekja për hapjen e një Universiteti Amerikan, nën kujdesin e misionit metodist. Kjo përpjekje ndodhte madje para hapjes së Legatës Amerikane në Tiranë dhe para njohjes de facto të shtetit shqiptar nga SHBA në korrik 1922.

Në këtë proces, spikasin dy figura shqiptare: Karl Gurakuqi, sekretar i përgjithshëm i Atdheut dhe një prej intelektualëve të shquar të kohës, si dhe Mithat Frashëri, diplomat, politikan dhe shkrimtar, i cili luajti rol të drejtpërdrejtë në komunikimin mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve amerikanë.

Dok. 1

9 Shkurt 1922 – Komandanti Perricone, Shkodër
Shqipëri – Propaganda metodiste

Informacioni i mëposhtëm që vjen nga Vlora:

“Sekretari i përgjithshëm i Atdheut, Carlo Gurakuki, siguron se brenda gjashtë muajsh do të përfundojë ndërtimi i godinës së madhe që do të përdoret si universitet amerikan. Nuk dihet se ku do të themelohet, por që tani përmenden emrat e Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, dhe Durrësit. Drejtor i Universitetit, i cili do të mbahet nga kisha metodiste, do të jetë profesori Jones, i cili verën e kaluar vizitoi pothuajse të gjithë Shqipërinë.
Për këtë, Ju (V.S.) mund të jepni njoftime dhe këta prelatë mund të verifikojnë.”

Ky dokument përmend qartë Karl Gurakuqin, i cili në atë kohë ishte jo vetëm funksionar shtetëror, por edhe një figurë me autoritet të madh kulturor. Angazhimi i tij përhapte besimin se nisma amerikane kishte mbështetje serioze në qarqet intelektuale shqiptare.

Dok. 2

Roma, 12 prill 1922 – ALBANIA – Themelimi i Universitetit Amerikan në Shqipëri

Në lidhje me telegramin e dërguar nga kjo Legatë, më 24 korrik të këtij viti, nr. 2015, Profesori Pietro Shakiri nga Shkodra, aktualisht në Vlorë në shkollat normale shqiptare, ka marrë kohët e fundit letrën vijuese:

“Universiteti i Veriut - Kolegji i Arteve Liberale - Evanston Illinois”
9 Mars 1922

*“Këshilli i Misionit të Jashtëm tani ka vendosur të themelojë një Universitet në Shqipëri dhe ka zgjedhur si qendër të tij Vlorën. Prefektura dhe Bashkia e kësaj qyteti janë ende të gatshëm të japin tokat dhe ndërtesat e premtuara, dhe unë së bashku me autoritetet vizituam Vlorën dhe konstatuam këtë gjatë verës së kaluar. Le të kujtohet se ato na premtuan ish-spitalin bashkë me ndërtesat që e rrethojnë, hangarin dhe pallatin e ish-Komandës së Përgjithshme italiane; Ipeshkvi Blake do të jetë në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, siç më është thënë, me mandat për të negociuar me qeverinë procedurat. Nëse kjo do të bihet dakord, kolegji dhe Universiteti do të hapen më 11 shtator të ardhshëm.

Përshëndetje të përzemërta,
Drejtori i Universitetit, Prof. Elver Jones.”*

“Nga një telegram i dërguar nga Mithat Frashëri këtij Qeverie unë konstatoj se ipeshkvi do të vinte gjithashtu në Tiranë me rastin e rihapjes së Parlamentit, pra në ditën e parë të hyrjes së muajit maj. Sinodi i Vlorës tani i ka dërguar një telegram Zotit Jones duke shprehur falenderime dhe duke informuar se Qeveria lejon themelimin në Vlorë të Istitucionit Amerikan.”

Ky fragment nënvizon rolin e Mithat Frashërit, i cili si diplomat kishte ndërmjetësuar mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të universitetit. Ai shfaqet si garant i seriozitetit të nismës dhe si zë i autoritetit shtetëror shqiptar përballë amerikanëve.

Një projekt që nuk u realizua

Këto dy dokumente e bëjnë të qartë se tentativa për hapjen e Universitetit Amerikan në Shqipëri ishte e mbështetur si nga qarqet intelektuale shqiptare – me emra si Karl Gurakuqi dhe Mithat Frashëri – ashtu edhe nga strukturat kishtare metodiste amerikane. Autoritetet vendore kishin premtuar ndërtesa dhe prona në Vlorë, ndërsa qeveria shqiptare kishte dhënë pëlqimin për themelimin e institucionit.

Megjithatë, projekti nuk u realizua. Ai mbetet si dëshmi e parë e interesit amerikan për të ndërtuar një qendër të arsimit të lartë në Shqipëri, në një kohë kur vetë shteti shqiptar sapo po ngrihej në këmbë.

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin

Mithat Frashëri, Karl Gurakuqi dhe tentativa për universitetin

 

Lexo gjithashtu

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme