Histori të harruara 17 August 2025, 14:12 Nga VNA

“Shpresojmë të na i ktheni prindërit pranë” – Letra e fëmijëve të Koço Tashkos drejtuar Kryeministrit

Ndaje në Whatsapp

“Shpresojmë të na i ktheni prindërit pranë”

Letra e fëmijëve të Koço Tashkos, të cilët i kërkojnë Kryeministrit Mehmet Shehu të lejojë prindërit e tyre, Koço e Pavlina Tashko, të jetojnë me ta në Fier, prej Ballshit, ku prindërit ishin internuar.

Familjes Tashko i ishte konfiskuar shtëpia e tyre në Tiranë, bashkë me pasuri e plaçka.

Letra

Fier, 8 Shkurt 1964

Shoku Kryeministër!
Para pak kohe, ne ju drejtuam juve me një letër, ku ju luteshim që të lejonit prindërit tanë, të vijnë të banojnë me ne këtu në Fier.
Këtu ne me ata do ta ndienim një të lehtë pleqërinë e tyre të cilën e rendojnë me tepër sëmundjet e tyre. Gjithashtu edhe ne kemi shumë nevojë për ata, pasi jemi të preokupuar me punë dhe mësime. Ne besojmë se kjo nuk është gjë e vështirë të bëhet. Kështu ne do të mundnim të tërheqim edhe plaçkat
nga Tirana. Shtëpia ku ndodhemi ne
është mjaft e përshtatëshme për këtë, se kati i dytë ku banojmë ne ka dhe dy dhoma që do të na nxinin plotësisht dhe do të ishim veç nga të tjerët. Por ndryshe nga shpresat tona, tashti po pengojnë edhe nënën të vijë këtu tek ne, gjë që më parë e bënte pa asnjë pengesë.
Mëgjithëkëtë ne kemi shpresë se ju
do të na e plotësoni dëshirën tonë.
Me nderime
Frederik Tashko, Eva Tashko, Tefta Tashko
Shënim: Ky dokument duket se është një kërkesë e shkruar me dorë drejtuar Kryeministrit (ndoshta i kohës së Shqipërisë komuniste), ku kërkohet leja për të zhvendosur prindërit e shkruesve në Fier.

Data: 5 Shkurt 1964

Frederik Tashko, Eva Tashko, Tefta Tashko

“Shpresojmë të na i ktheni prindërit pranë”

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme