Histori të harruara 22 August 2025, 13:37 Nga VNA

Reformimi dhe institucionalizimi i Sigurimit të Shtetit sipas KGB Sovjetike (1949)

Ndaje në Whatsapp

Reformimi dhe institucionalizimi i Sigurimit të Shtetit sipas KGB Sovjetike

Viti 1949 përbën një pikë kthese në historinë e aparatit represiv shqiptar. Pas eliminimit politik dhe fizik të Koço Xoxes dhe mbylljes së “epokës jugosllave” të Sigurimit, të ndërtuar sipas modelit të OZNA-s, organet e mbrojtjes së pushtetit kaluan në një fazë të re. Kjo fazë u karakterizua nga orientimi i plotë drejt modelit sovjetik të sigurisë shtetërore, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të këshilltarëve të ardhur nga Moska.

Reformimi dhe institucionalizimi i Sigurimit të Shtetit sipas KGB Sovjetike

Në këtë periudhë, Drejtoria e Sigurimit, që vepronte brenda Ministrisë së Brendshme, hyri nën kontrollin e Mehmet Shehut si ministër i Brendshëm dhe të Kadri Hazbiut si zëvendësministër i parë. Pikërisht atëherë nisi procesi i institucionalizimit të agjenturës dhe i ndërtimit të një shërbimi sekret sipas standardeve të KGB. Struktura e Sigurimit nuk ishte më një aparat ad-hoc dhune, i orientuar nga nevojat e momentit, por u rikonceptua si një mekanizëm i qëndrueshëm shtetëror, i organizuar për të goditur “armiqtë e brendshëm” dhe për të kontrolluar çdo potencial të rrezikshëm për regjimin komunist, brenda dhe jashtë vendit.

Këshilltarët sovjetikë luajtën një rol vendimtar në këtë transformim. Ata sollën metoda të reja të punës operative, organizuan rrjetin e agjenturës dhe shtynë për reforma që e bënë Sigurimin një institucion të specializuar në mbikëqyrjen represive të shoqërisë shqiptare. Në këtë kontekst, Ministria e Brendshme ndërmori edhe krijimin e brigadave të Sigurimit, apo brigadat e ndjekjes në çdo rreth të vendit. Këto brigada kishin përbërje vullnetare, por në thelb ishin një instrument dhune, frike, represioni për ndjekjen e të arratisur äve dhe terrorizimin e popullatës dhe për sigurimin e prapavijës politike të regjimit komunist.

Një dokument arkivor i shtatorit 1949, i nënshkruar nga Tuk Jakova në cilësinë e sekretarit të kuadrit të KQ të PPSH, e ilustron qartë këtë reformim. Në të kërkohej nga komitetet e partisë në rrethe që të bashkëpunonin ngushtë me degët e punëve të Brendshme për të plotësuar me ushtarë vullnetarë brigadat e Sigurimit. Dokumenti thekson rëndësinë e këtyre formacioneve për “situatën e brendshme” dhe për ndjekjen e “kriminelëve të arratisur”.

 

PARTIJA E PUNES E SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

Nr. 1463

Tiranë, më 23/9/1949.

KOMITETIT TE P.P.SH.

Ministrija e P.të Mbrendëshme ju ka drejtuar një shkresë gjithë degëve të seksioneve të P.mbrendëshme (ente të Sigurimit), mbi krijimin e brigadës së sigurimit) mbasi duke përcarkuar edhe numurin e ushtarëve që do të caktojnë çdo rreth.

Krijimi i kësaj brigade ka rëndësi të madhe për të të situatën e brëndëshme dhe njëkohësisht për ndjekjen e krimeleve të arratisur që ndodhen në vendin tonë.

Komitetet e Partisë t'a marrin seriozisht këtë çështje me kaq rëndësi dhe bashkëpunim të ngushtë me degët dhe seksionet e P.mbrendëshme të bëjnë të gjitha përpjekjet për plotësimin e ushtarëve në numurin dhe datën e caktuar.

Për kandidat që duhet të plotësojnë ushtarët që do të marrin pjesë në këtë brigadë si dhe për trajtimin e tyre nga ana materiale janë udhëzmar me hollësi degët dhe seksionet e P.të mbrendëshme të rretheve.

 

P.KOMITETIN QENDROR TE P.P.SH.

Sekretar (te Kuadri)

(Tuk Jakova)

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme