Histori të harruara 20 August 2025, 16:32 Nga VNA

"Ju mund të më dënoni sa të doni, por unë prapë do jem i lirë"

Ndaje në Whatsapp
"Ju mund të më dënoni sa të doni, por unë

At Pjetër Meshkalla lindi në qytetin e Shkodrës më 25 shtator 1901. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor në Shkodër. Më pas studimet i vazhdoi në Linc të Austrisë, në Goricë të Sllovenisë dhe në qytetin e Napolit në Itali. Në vitin 1931 do të shugurohej në Shkodër si prift jezuit. 

Veprimtaritë e tij janë të shumta. Në vitin 1934 themeloi në Tiranë rrethin e Don Boskos për edukimin e rinisë ndërsa në vitin 1937 themeloi një tjetër qendër të rëndësishme, po në Tiranë, atë të Shën Pjetrit. Arrestimi i parë ndaj tij u krye në vitin 1946. At Pjetër Meshkalla u dënua me 15 vite burg të cilat i kaloi në burgun e Burrelit. Për shkak të predikimeve të bëra në mënyrë të palodhur gjatë burgimit, ai u quajt “Engjëlli i birucave”. Në vitin 1967, më 29 mars, në sallën e Institutit Pedagogjik në Tiranë, u organizua një mbledhje për demaskimin e aktivitetit fetar të At Pjetër Meshkallës, i cili më 29 prill 1967 u dënua me 10 vite burg për herë të dytë. Doli në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa ndërroi jetë më 28 korrik 1988. 

I burgosur dy herë nga regjimi komunist, Atë Pjetër Meshkalla mbetet simboli i inteligjencës së persekutuar katolike nga komunizmi. Ishte kleriku i parë i cili më 1992 u nderua me titullin “Pishtar i Demokracisë”.

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme