Histori të harruara 23 Gusht 2025, 19:25 Nga VNA

Musa Sina, njeriu i thjeshtë që u mbajt nën përgjim për 4 dekada nga Sigurimi i Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Musa Sina, njeriu i thjeshtë që u mbajt nën përgjim për

"Për këtë individ të thjeshtë të shoqërisë, aq i padëmshëm apo i parëndësishëm sa një gjethe që i bën hije një poeme, makineria shtetërore ka krijuar plot pesë dosje. Historia e tij është radiografi e shtetit shqiptar për një periudhë kohe prej 35 vitesh. Musa Sina simbolizon historinë e dhunës së shtetit ndaj njeriut të thjeshtë..mjafton të kujtojmë se janë mbi 100 persona që vihen pas Musa Sinës"-Jozef Radi. 

Kjo është historia e një burri të zakonshëm, por që diktatura e mbajti nën vëzhgim e përgjim për më shumë se 4 dekada. Pikërisht ky model është shënjues dhe dëshmitar i aparatit të dhunës të krijuar nga regjimi komunist, i cili nuk kanalizohej vetëm mbi personalitetet, opozitarët apo “liberalët e kohës”, por diametri i përdorimit të tij shtrihej deri në qelizë – te individi, njeriu i thjeshtë, punëtori.

Musa Sina, i biri i Beqirit dhe Kalifes, lindi në vitin 1930 në fshatin Kale të Peshkopisë dhe më vonë banonte në sektorin e fermës Savër të Lushnjës. Babai i tij, Beqir Sina, u vra nga forcat komuniste pas çlirimit të vendit, me motivin absurd të kohës: “kapiten i regjimeve të kaluara”. Njëri nga vëllezërit e Musa-s u arratis në Jugosllavi. Kjo mjaftoi që dosja e kalvarit të vuajtjeve të hapet dhe të shkruhet. Në këtë periudhë, Musa dhe familja e tij u internuan në kampin e Tepelenës. Rreth viteve 1953-1954, pjesa tjetër e familjes u lirua nga internimi, por Musa ra në burg, me akuzën për “veprimtari politike dhe armiqësore” ndaj pushtetit popullor. Gjatë kohës që vuante dënimin, tre vëllezërit e tij u arratisën, ndërsa familja përjetoi sërish internimin.

Jeta e tij do të rrokullisej mes burgut dhe internimit. Ja çfarë shkruhej në dosjet e Sigurimit në vitin 1961:

"I përmenduri ndodhet në burg dhe atje do të qëndrojë deri në 19 gusht 1961, kohë në të cilën i mbaron afati dhe do të internohet. Nëse do t'i jepet mundësia për të ardh këtu në Peshkopi, ka të gjitha mundësitë që të arratiset dhe prandaj ne mendojmë që ai të internohet". 

Pas daljes nga burgu, Musa u internua në Lushnjë. Siç duket, regjimi nuk ishte thjesht një dorë e hekurt në veprim. Fytyra e tij merrte forma të shumta, për të mbajtur popullin me forcë nën diktatin e vet. Kësaj here, ai ishte kthyer në një matës të reagimit mendor pasues të njeriut, duke “lexuar” dhe parashikuar të keqen që mund t’i afrohej nga këta individë. Prandaj, dënimet për faje që ende nuk kishin ndodhur, justifikoheshin si akte parandaluese.

Një pjesë e jetës së Musa Sinës, kaloi në burg e internim (1945-1989 kur u lirua nga burgimi i dytë). 

Referencë: AIDSSH, Dosje formulare nr. 1067 në ngarkim të Musa Beqir Sinës, me 200 faqe

 〽️Në foton e parë Musa Beqir Sina dhe Ilir Ndreu

  

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme