Histori të harruara 30 Gusht 2025, 08:05 Nga VNA

Zbulohet dokumenti i Sigurimit/ Goditja pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën, si nisi fushata ndaj ‘elementëve antiparti’

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet dokumenti i Sigurimit/ Goditja pas Konferencës së

Konferenca e Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, e cila i zhvilloi punimet nga data 14, deri më 19 prill të vitit 1956, u mbajt nën frymën e kongresin e XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të udhëhequr nga Nikita Hrushovi, që ishte zhvilluar në shkurtin e atij viti, ku udhëheqësit e rinj të Kremlinit, dënuan kultin e Stalinit dhe krimet që ishin bërë deri në atë kohë nga udhëheqja kryesore e Partisë. Ashtu siç dihet tashmë, menjëherë pas Konferencës së Tiranës, Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së, u mobilizuan totalisht, duke goditur e dënuar të gjitha ata që kishin diskutuar apo ngritur zërin në atë konferencë, për kultin e individit dhe privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, kryesisht atyre që banonin në lagjen e veçantë të Tiranës së re, të quajtur “Bllok”.

Menjëherë pas mbarimit të konferencës, me porosi të veçantë të Enver Hoxhës, udhëheqja e lartë e PPSH-së nën drejtimin e Hysni Kapos, hartoi një listë me të gjithë ata që kishin diskutuar apo bërë pyetje gjatë konferencës, “në kundërshtim me vijën e Partisë”, duke i konsideruar “elementë antiparti”, ku më kryesorët ishin; Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islamaj, Niazi Jaho, Nesti Zoto, Vehip Demi, Peço Fidhi, Vandush Vinçani, Ihsan Budo, Iljaz Ahmeti, Taho Sejko, etj..

Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së, nuk u mjaftua vetëm me dënimin e 21 personave që u akuzuan si “elementë antiparti”, të cilët u burgosën apo u internuan, por e vazhduan luftën dhe spastrimet ndaj “elementëve antiparti”, për të gjetur inspiruesit e vërtetë dhe ata që mendohej se fshiheshin pas atyre që kishin diskutuar në atë konferencë. E gjitha kjo bëhej, edhe si një parapërgatitje në prag të kongresit të III-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, që do të zhvillonte punimet në nëntorin e atij viti. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor me siglën “sekret” që po publikojmë në këtë shkrim, i cili mban datën 9 gusht 1956, ku Sigurimi i Shtetit, vazhdonte ndjekjen, përgjimet dhe hetimet, ndaj të gjithë atyre kuadrove komunistë, etj., për të zbuluar e dënuar “organizatorët” e Konferencës së Tiranës, si dhe ata që e kishin mbështetur apo solidarizuar me të.

DOKUMENTI SEKRET I GUSHTIT 1956, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, LIDHUR ME REAGIMET E DISA KUADROVE E KOMUNISTËVE, NDAJ KONFERENCËS SË TIRANËS

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 9.VIII.1956

DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME

-Ana e Sigurimit –

-132

Landa: Komunikatë Operative, datë 9. VIII. 1956

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Drejtorisë së Informacionit

Tiranë

Major Petro Vidhima, njofton organizatën bazë të Partisë të M.L.K.A. se kishte mësuar nga anëtari i Partisë të kësaj organizate, kapiten Thoma Godelli, se sipas Thomajt, do të mblidhej plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Punës Shqipërisë, se do të jepte dorëheqjen një i madh. Këtë çështje Thomait ja kishte thënë Pandeli Skrami, profesor në shkollën “Skënderbeg”.

Pandeli Skrami, gjatë pyetjeve në hetuesi për disa orë, nuk pranoj asgjë, ndërsa më vonë u detyrua të pranojë, duke u ballafaquar me kapiten Thomanë, dhe për këtë çështje deklaroj:

“Më 23 korrik, me kapiten Thomanë, kam biseduar se së shpejti do të mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe atje do të bisedohet për dorëheqjen e një nga kuadrove kryesorë të Partisë, për arsye shëndetësore.

Këtë gjëra tha Pandeliu, i kam dëgjuar nga Lili Naska, i cili është në profesion kafexhi privat, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut.

Në pyetjet që iu bënë Lilit, deklaroj se është e vërtetë se i kam thënë profesor Pandeli Skramit, se siç kam dëgjuar, do të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe do të ketë ndryshime, mbasi shoku Enver Hoxha, do të caktohet me punë në pushtet.

Këto gjëra tha Lili, i kam mësuar nga Avni G., i cili më ka thënë se Gjeneral-major Tahir Kadareja ka dhënë dorëheqjen dhe tani do të mblidhet Plenumi dhe do të ketë ndryshime në qeveri. Avni Goxhi, nga Golemi i Kurveleshit, sot motorist, për një k aka qenë xhandar i Zogut, ish-B.p. i organeve të Sigurimit, i përjashtuar si i pavlefshëm.

Nga deponimet e Avniut, del se fjalët i kam mësuar nga dy burime. Është e vërtetë thotë Avniu, se unë i kam thënë Lili Naskës dhe këto unë i kam mësuar në këtë mënyrë:

Një farë Saliko Civili nga Gjirokastra, më tha një ditë se kishte marrë vesh se, Gjeneral-major Tahir Kadareja, u shkarkua nga detyra, kurse disa ditë më vonë, i quajturi Ali Bajram Karaj, që punonim në një kantier me të, dhe e njeh si person, por nuk ka shoqëri të shumtë me të, më ka thënë se do të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe shoku Enver Hoxha do të shkarkohet, si dhe tre apo katër të tjerë.

Ali Bajram Karaj nga Preza dhe banues prej kohësh në Tiranë, i dënuar në vitin 1951, me 6 muaj burg politik për agjitacion e propagandë, në pyetjet që iu bënë dhe nga ballafaqimet me Avni Goxhi, nuk pranon në asnjë mënyrë që t’i ketë thënë Ali Karajt, Avni Goxhi.

Ndërsa më vonë, Ali Karaj, pranoi se i kishte thënë Avniut, kur ky më pyeti se çfarë kemi, ky i ka thënë se në Hungari është mbledhur Komiteti Qendror dhe janë bërë ndryshime, si në Parti, ashtu dhe në qeveri.

Avniu i ka thënë; po këtu në Shqipëri, çfarë do të kemi? Aliu i ka thënë se edhe këtu në Shqipëri do të mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe patjetër do të ketë ndryshime në parti dhe në Qeveri, pa i caktuar personat se kush do ulej dhje kush do ngrihej.

Këto gjëra deponon Aliu, unë ja kam thënë nga vetja time, duke shikuar ndryshimet që bëhen në vendet e demokracive popullore. Ali Karaj është ndaluar nga ana jonë dhe me të po vazhdon hetuesia e rregullt. / Memorie.al

 

Lexo gjithashtu

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme