Bota 26 June 2026, 22:13 Nga VNA

Hezbollahu sulmon marrëveshjen Izrael-Liban, Fadlallah: Autoritetet libaneze po bëjnë lëshime të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Hezbollahu sulmon marrëveshjen Izrael-Liban, Fadlallah: Autoritetet

Përfaqësuesi i Hezbollahut në Parlamentin e Libanit, Hassan Fadlallah, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Libanit në Uashington, duke e cilësuar atë si një lëshim të dëmshëm për interesat kombëtare të vendit.

Në një deklaratë për mediat, Fadlallah akuzoi autoritetet libaneze se kanë vepruar nën presion dhe kanë pranuar kushte që, sipas tij, cwnojnë sovranitetin e Libanit dhe dobësojnë pozicionin e tij përballë Izraelit.

“Rruga që po ndjekin autoritetet libaneze vetëm do ta dobësojë vendin dhe do t’i shërbejë interesave të armikut izraelit”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se marrëveshja mund të shkaktojë tensione të reja politike dhe të thellojë përçarjet e brendshme në Liban.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshëndeti marrëveshjen si një zhvillim të rëndësishëm për sigurinë e Izraelit. Në një video-mesazh, ai theksoi se ushtria izraelite do të vazhdojë të mbajë nën kontroll zonën tampon në jug të Libanit derisa Hezbollahu të çarmatoset plotësisht.

“Do ta mbajmë zonën tampon për aq kohë sa ekziston kërcënimi ndaj Izraelit dhe derisa Hezbollahu të çarmatoset”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri izraelit e cilësoi marrëveshjen edhe si një sinjal të qartë ndaj Iranit, duke theksuar se Teherani nuk duhet të ketë ndikim në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Liban.

“Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë një mesazh Iranit: nuk ka vend për ndikimin tuaj në Liban, as përmes Hezbollahut dhe as përmes organizatave të tjera terroriste”, tha Netanyahu.

Marrëveshja e fundit mes Izraelit dhe Libanit ka shkaktuar reagime të forta në të dyja vendet, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zbatohet në terren dhe çfarë ndikimi do të ketë në situatën e brishtë të sigurisë në rajon.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme