Kronika 2026-10-06 12:04:00 Nga VNA

Tjetër goditje për vettingun/ Strasburgu vendos në favor të Adnand Kosovës, prokurori ishte shkarkuar nga KPA

Ndaje në Whatsapp

Tjetër goditje për vettingun/ Strasburgu vendos në favor të

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë vendimin për çështjen e ish-prokurorit Adnand Kosova kundër Shqipërisë, e lidhur me procesin e rivlerësimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Kosova iu drejtua Strasburgut pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili më 20 dhjetor 2018 e kishte konfirmuar atë në detyrë. KPA vendosi më 13 mars 2020 shkarkimin e tij.

Në qendër të procesit të vettingut ishin çështje që lidheshin me deklarimin dhe burimin e pasurisë së prokurorit, veçanërisht me një apartament në Tiranë dhe shitjen e një apartamenti në Korçë.

Kosova kishte deklaruar se një pjesë e parave të përdorura për apartamentin në Tiranë vinte nga shitja e pronës në Korçë. KPK i kishte pranuar shpjegimet e tij dhe kishte vlerësuar se pasaktësitë e konstatuara nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin nga detyra.

Vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ndërsa çështja përfundoi në KPA, e cila vendosi shkarkimin e Kosovës.

Pas këtij vendimi, ish-prokurori iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kundërshtuar procesin që çoi në largimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

Çështja “Kosova kundër Shqipërisë” u shqyrtua në Strasburg më 15 shtator 2026, ndërsa vendimi sjell një zhvillim të ri në një prej rasteve të kontestuara të procesit të vettingut në Shqipëri.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news