Opinion 2026-10-05 17:12:06 Nga VNA

Kur artisti tallet me qytetarin që proteston dhe hesht për pushtetin që abuzon, është thjesht kllouni në oborrin e pushtetit

Ndaje në Whatsapp

Kur artisti tallet me qytetarin që proteston dhe hesht për pushtetin

Nga Genc Sejko 

Mbrëmë, tek “Portokalli” i Top Channel, u vu në skenë një skeç ku talleshin me protestën para Kryeministrisë.

Të them të drejtën, “Portokallia” prej kohësh është bërë një tregues i dekadencës artistike dhe i rënies së lirë të humorit shqiptar. “Humori” i tyre ka qenë gjithmonë i një niveli banal, shpesh racist dhe krahinor. Ndoshta opinioni im është subjektiv. Në fund të fundit, kam lindur në Shkodër dhe jetoj në Angli. Dy vende ku humori është pjesë e përditshme e jetës.

Por këto rreshta nuk i shkruaj sepse më intereson shumë cilësia e humorit që prodhon Top Channel. I shkruaj sepse nuk mund të duroj paftyrësinë e atyre që tallen me protestuesit, ndërkohë që vetë kanë përfituar miliona euro nga inceneratori inekzistent i Tiranës.

Sa për artistët që e vunë në skenë këtë shfaqje, ndjej vetëm përçmim.

Sepse arti, në thelb, është shprehje e një shpirti të lirë. Është guxim për të sfiduar pushtetin, jo për t’i bërë fresk atij.

Kur artisti zgjedh të tallet me qytetarin që proteston dhe hesht për pushtetin që abuzon, ai nuk është më zëri i shoqërisë.

Është thjesht kllouni në oborrin e pushtetit.

Video

Bledi Mane përplaset me protestuesit, ata e qëllojnë me vezë

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PS e përshkroi Kavajën si “kryeqytetin e turizmit shqiptar”.

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news