Kronika 2026-10-05 18:00:00 Nga VNA

SPAK aksion në Elbasan, drejtori i “ECO-ELB Sh.A” Leli Kaja është shoqëruar nga BKH

Ndaje në Whatsapp

SPAK aksion në Elbasan, drejtori i “ECO-ELB Sh.A” Leli Kaja

Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë këtë të hënë një aksion në Elbasan, ku hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar në flagrancë administratorin e shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., Leli Kaja.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Kaja dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë administratorit të një operatori ekonomik shumën prej 400 mijë lekësh.

Në këmbim të kësaj shume, sipas SPAK, administratori i “ECO-ELB” dyshohet se do të mos kryente detyrat që i ngarkonte ligji në funksionin e tij.

Arrestimi është kryer nga hetuesit e BKH-së nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në kuadër të procedimit penal i regjistruar më 1 tetor.

Për dokumentimin e rastit, hetuesit kanë përdorur metoda speciale hetimi dhe veprime të simuluara. SPAK bën të ditur se gjatë kontrollit personal të Leli Kajës është gjetur dhe sekuestruar pikërisht shuma prej 400 mijë lekësh, e cila dyshohet se ishte marrë si përfitim i paligjshëm.

Njoftimi i SPAK:

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” për korrupsion pasiv

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

Video

Rrallë, por edhe ndodh. Një socialist që ankohet publikisht për qeverinë dhe partinë. Këtë e bëri deputeti Ermal Pacaj, i cili u vuri në dukje kolegëve të tij socialistë mungesën në seancë, pikërisht në një ditë të dedikuar halleve të qytetarëve.

Bledi Mane përplaset me protestuesit, ata e qëllojnë me vezë

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PS e përshkroi Kavajën si “kryeqytetin e turizmit shqiptar”.

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news