
Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele në fshatin Greshicë të Mallakastrës, teksa po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe me ullinj.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, por situata ka rezultuar fatale për të.
Ngjarja shënon viktimën e parë të shkaktuar nga zjarret në zonën e Mallakastrës, e cila prej disa ditësh po përballet me vatra aktive.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet në terren kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Autoritetet po vijojnë punën për menaxhimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.






















